HARTA/ Ja pika ku u arrestuan 3 policët e Kosovës nga Serbia

Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare Artur Meçollari e ka treguar në hartë pikën ku janë kapur tre policët e Kosovës nga forcat serbe.

I ftuar në emisionin “Review” në Euroneës Albania, ai theksoi se ndryshe nga ajo që pretendon Serbia, policët janë kapur 1 kilometër në veri-perëndim të fshatit Bare, brenda territorit të Kosovës.

“Është një km në veri-perëndim të fshatit Bare, brenda territorit të Kosovës.

KFOR nuk kontrollon të gjithë kufijtë por vetëm pikat e kalimit, sepse nuk ka forca të mjaftueshme”- tha ai.