Postimi i partnerit të Anastasias në Facebook pas gjetjes së trupit të saj në një çantë

28-vjeçari ishte ai që denoncoi tek autoritetet zhdukjen e 27-vjeçares të martën e kaluar.

Trupi i saj u gjet në një çantë në një vend të shkretë në zonën e Alykes, të dielën pasdite (18/6) rreth një kilometër nga shtëpia e 32-vjeçares nga Bangladeshi që ishte personi i fundit që ajo kishte takuar.

Partneri i saj 28-vjeçar, i cili ka qenë edhe ai që ka denoncuar tek autoritetet zhdukjen e 27-vjeçares, sapo u bë e ditur përfundimi tragjik i hetimeve, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook. Konkretisht, ai ka ndryshuar foton e tij të profilit, duke vënë shenjën e zisë, pra një fjongo të zezë me qindra mijëra ndjekës që shprehin ngushëllimet e tyre.

Kujtohet se gjurmët e vajzës, e cila punonte në një hotel në ishull, i kanë humbur mbrëmjen e së hënës, ndërsa të nesërmen partneri e ka deklaruar të zhdukur.

Sipas informacioneve, një vullnetar që merrte pjesë në hetime, gjeti trupin nën një pemë në një qese të mbuluar me degë, në një zonë rreth një kilometër nga shtëpia e 32-vjeçarit nga Bangladeshi që po mbahet nga policia.