Alarm për cunami? Tërmeti i fuqishëm godet këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur të premten Gjirin e Kalifornisë në Meksikë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Siç deklaroi ai, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton Reuters.

Nuk ka asnjë kërcënim cunami për Bregun Perëndimor të SHBA, Kolumbinë Britanike apo Alaskën, tha Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse nga tërmeti ka të lënduar apo nëse janë shkaktuar dëme materiale.