Aksident i rëndë, ka të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në vendin e quajtur “Liqeni i Levanit” ku dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin.

Mjeti tip “ BMW” me targa AB341JU, me drejtues shtetasin K. Marku, ka goditur mjetin tip “Benz” me targa AA597SG,

me drejtues shtetasin A. Kalemi, i cili ka pësuar dëmtime dhe është transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.