Analisti plas deklaratën e fortë: Në Kosovë do të plaste Lufta e III Botërore nëse do të vritej…

Analisti Flogert Muça komentoi nga studio e Euroneës Albania tensionet në veri të Kosovës, ku u ndal te veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Muça tha se të gjithë shqiptarët duhet të jenë sot me Albin Kurtin, por kjo nuk do të thotë që duhet ta mbështesin atë sa herë ai i bie murit me kokë dhe nuk konsultohet me ndërkombëtarët.

“Që të mos krijohet përshtypje e gabuar, është absurde që dikush të jetë kundër Albin Kurtit sot. Asnjë shqiptar nuk duhet të jetë kundër Albin Kurtit, por kjo nuk do të thotë t’i fërkojmë kokën me akull sa herë i bie murit me kokë dhe nuk e kthen kokën nga ndërkombëtarët

Kosovën e kanë krijuar amerikanët, e kanë çliruar ata, i kanë krijuar buxhetin dhe i kanë dhënë çelësat e shtëpisë në dorë. E ka nisur UÇK-ja dhe e ka përfunduar Amerika këtë punë”, tha ai.

Muça shtoi se ishte përgjegjësi e Kurtit të njoftonte forcat e KFOR-it se po çonte forcat special në Veri, pasi nëse vritej një ushtar amerikan gjatë tensioneve mund të niste dhe Lufta e III Botërore.

“Është përgjegjësi e Albin Kurtit që të shkojë të lajmërojë KFOR-it kur bën ndërhyrje me forcat speciale pasi mund të ishte vrarë një ushtar amerikan aty dhe sot mund të flisnim për luftën e tretë botërore. Duhet të jemi realist”, tha Muça.