Alarm në Tiranë/Policia gjen një çantë të dyshimtë, detajet e para

Një çantë e dyshimtë ka alarmuar pasditen e sotme qytetarët e Tiranës.

Mësohet se çanta, në të cilën dyshohet se ka lëndë plasëse, është gjetur në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet nga policia.

Në vendngjarje pritet të mbërijnë forcat xheniere për të kontrolluar më imtësisht nëse përbën rrezik.