“Ju lutem kush ka informacion të më ndihmojë”, Kiara Tito del me reagimin e papritur në rrjetet sociale

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Kiara Tito nuk është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.

Megjithatë, sot ajo ka kërkuar ndihmën e të gjithë ndjekësve të saj për gjetjen e një qeni që ka humbur.

Në instastory, moderatorja ka publikuar foton e një qeni që quhet Lusi, ndërsa thotë se ka humbur në plazhin e Divjakës. Moderatorja shton se qeni është marrë nga një makinë “Benz”, ndërsa ofron dhe shpërblim për këdo që ka informacion. Nuk dihet nëse qeni është i moderatores, apo i dikujt prej të afërmve të saj.