Nga kush doli videoskandali i Gjicit? Gazetari i njohur zbërthen detajet dhe zbulon se çfarë ndodhi 3 ditë para publikimit

Gazetari Armand Bajrami komentoi në emisionin Now në Euronews Albania informacionin se videoskandali ish-kryebashkiakut të Kukësit mund të ketë qarkulluar në grupet e policisë para publikimit.

Ai tha se është detyra e SPAK për të vërtetuar këtë gjë,

ndërsa shtoi se ka informacione se ekzistenca e video dihej 3 ditë para publikimit të saj.

“Kam informacione që në rrjete të ngushta dihej tre ditë para publikimit të videos ekzistenca e saj,

ndaj ka dyshime rreth ekzistencës së personave të tretë pas vajzës që mund ta kenë shfrytëzuar videon për shantazh”, tha gazetari.