1 i vdekur dhe disa të plagosur, “luftë” mes policisë dhe muxhahedinëve në Manzë

Policia e Shtetit ka hasur në rezistencë nga banorët brenda kampit MEK, gjatë kontrollit pas një urdhri nga Gjykata e Lartë.

TCH raporton se ka tensione në hyrje të kampit, ku anëtarë të MEK po protestojnë ndaj situatës së krijuar brenda kampit nga kontrollet policore dhe humbja e jetës së njërit prej tyre.

Drejtori i shtypit në AShraf, Shahriar Kia tha: Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë.

Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien.

Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë.

Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit.

Vijon..