Aksident në afërsi të mbikalimit të Saukut, disa të lënduar

Një aksident është shënuar pasditen e së martës në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të mbikalimit të Saukut .

3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në këtë aks rrugor.

Nga aksidenti janë lënduar disa persona, njëri prej të cilëve është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.