Me 29 korrik zgjidhet kryetari i ri i PD-së, zbulohet lëvizja e fundit e Lulzim Bashës

Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për t’u bërë pjesë e garës për kryetar të PD. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë Komisionit Zgjedhor të ngritur pranë PD që do të merret me organizimin e zgjedhjeve.

Depozitimi i kërkesës nga Basha erdhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që u mbajt gjatë ditës së sotme.

Zgjedhjet për kryetar të PD do të mbahen me 29 Korrik, ndërsa pritet që tashmë të nisë dhe fushata brenda partisë.