Trondit Artan Hoxha dhe paralajmëron të tjera skandale erotike, gazetari i njohur pohon se ka video s*ksuale edhe për 7 kryetarë bashkie të tjerë

Rasti “Gjici” duke se nuk do të jetë i vetmi, pasi gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka paralajmëruar të tjera skandale erotike në të cilën janë përfshirë kryetarë bashkish. Javën që lamë pas kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u përfshi në një skandal seksual këtë të premte, teksa iu publikua një video në zyrën e vet, duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë. Ai dha dorëheqjen, pas publikimit të videos.

Por ky rast duket se i ka hapur derën të tjerave skandale. Ka qenë gazetari Hoxha, i cili teksa ishte i ftuara në një emision televiziv theksoi se Safet Gjici nuk është i vetmi, ndërsa tregoi se në celularin e tij i kanë shkuar video dhe materiale audio edhe për 7 kryetarë të tjerë bashkish që janë të përfshirë në afera seksuale. “Si e gjeta unë videon? Por mua më vijnë video e materiale pafund nga qytetarët. Më kanë ardhur për 7 bashki. Duhen prova. Ajo është me audio për shembull, por ajo është e manipulueshme. Duhet të kesh elementë kur të dalë, se mua më vijnë te dera ata të SPAK. Unë kam një kopje të origjinalit dhe më është dorëzuar me USB. Në rastin e Priftit doli që duhej pajisja origjinale. Ndërkohë që SPAK ka mënyra që ta përdorë si indicie dhe të shkojë të provat e tjera”, deklaroi ai.

Hoxha tregon detajet: Kamera ka qenë e vendosur në një termus

Ndërkohë gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar video-skandalin e ndodhur në Bashkinë e Kukësit pak ditë më parë, ka treguar disa detaje në lidhje me atë se çfarë i kërkojnë ministrat kur bisedon në telefon. Hoxha tha se rasti i Gjicit nuk është i izoluar, janë të shumtë zyrtarët që abuzojnë me detyrën. Ndërsa theksoi se janë të shumtë zyrtarët e lartë të cilët kërkojnë mbrojtje, që mos ju dalin përgjimet publikisht.

Ai tha se gjatë bisedës që bën me ministrat ata shpesh e pyesin se: “A ka sinjal?”, duke shtuar kjo është një nga mënyrat e kriptuara për të mos lejuar përgjimet telefonike. Nga ana tjetër, Artan Hoxha ka deklaruar se ka dyshime se kamera që ka filmuar Gjicin ka qenë e montuar në një termus që përdoret për të pirë ujin. Madje në një moment në video dëgjohet që Gjici i thotë: “Hë dhe ti me atë në dorë”. “Unë dyshoj që ishte një termus sepse shikoj vajzën që herë pas here shkonte tek çanta dhe herë pas here merrte letra të lagura, madje ai në një moment në video i thotë: Ku shkon me këtë çantë në zyrën e kryetarit të bashkisë?”, u shpreh ai.

Gazetari: Publikimi i videos ka pasur vetëm një qëllim

Ndërkaq, gazetari Artan Hoxha publikoi ditën e djeshme videon e plotë të Safet Gjicit në zyrën e Bashkisë së Kukësit pasi kryente akte seksuale. Ai fliste me vajzën për një projekt në Kukës. Dhe sipas Hoxhës, kjo histori nuk duhet devijuar nga thelbi që është korrupsioni.“Unë nuk mund të jap asnjë informacion për këtë sepse devijojmë nga thelbi. Thelbi i kësaj historie është korrupsioni. Pastaj ajo vajza është tjetër gjë. Me atë merren organet e hetimit. Ajo duhej të ishte marrë në mbrojtje, unë habitem si nuk është marrë në mbrojtje deri tani. Sepse në këtë histori është personazhi kryesor.

Nëse ajo e mohonte dhe kjo pjesa mbrapa nuk do dilte, ku do përfundonte historia?”, u shpreh gazetari. Sipas Hoxhës, shumë qytetarë nuk arrijnë dot ta takojnë kryetarin e Bashkisë në Kukës, ndërsa vajza në video e takoi për 13 minuta. “Disa njerëz kthehen mbrapsht atje që nuk arrijnë ta takojnë dot kryetarin e bashkisë. Jo më të venë për 13 minuta, vuri në rresht bashkinë dhe doli nga dera”, u shpreh ai.

Hoxha: Në kampin e MEK ka njerëz të përgatitur ushtarakisht

Nga ana tjetër, gazetari Artan Hoxha ka komentuar edhe aksionin e Policisë së Shtetit në kampin e Muxhahedinëve (MEK) të vendosur në Manzë, pas urdhrit të Gjykatës së Tiranës. Lidhur me këtë ndërhyrje Hoxha në një intervistë televizive dje, theksoi se ndërhyrja e policisë në këtë kamp ka qenë shumë e vështirë, pasi aty brenda jetojnë njerëz të stërvitur ushtarakisht. Ai shtoi gjithashtu se aty brenda ka një nivel të lartë sigurie, ndërsa shtoi se në një moment ka tentuar të ngrejë një dron për të parë se çfarë ndodh aty, dhe nuk e ka arritur qëllimin.“Ndërhyrja e policisë aty brenda ka qenë shumë e vështirë, për shkak se aty ke njerëz të sprovuar dhe shumë të aftë ushtarakisht. Ata aty kanë një nivel shumë të lartë sigurie. Një herë tentova të ngre dronin aty brenda dhe nuk e arrita qëllimin, pasi ra. E kuptoni me çfarë niveli sigurie kemi të bëjmë”, nënvizoi Hoxha.