Kryebashkiakja kurorëzon dashurinë me nënkryetarin, bashkëshorti bën veprimin e papritur menjëherë pas martese

Kryetarja martohet me zëvendësin e saj, i cili më pas jep dorëheqjen. Është një histori dashurie e lindur në Bashkinë e Pietravairano me 2800 banorë në zonën e Kazertës së Sipërme.

E çimentuar nga politika dhe që pati fundin e saj të lumtur në një martesë për të cilën të gjithë ishin dakord, e festuar edhe në rrjetet sociale. Protagonistë janë qytetarja e parë Marianna Di Robbio, anesteziste, në detyrë që prej vitit 2019 dhe zëvendësi i saj, si dhe këshilltari, Aldo Zarone.

Një histori dashurie që lulëzoi falë aktivitetit politik të administratorëve të zgjedhur në të njëjtën listë qytetare, duke punuar krah për krah. Por tani, pas dasmës… “ndarja”.

Në fakt, mes kryebashkiakes dhe nënkryetarit të bashkisë së Pietravairano (Caserta), pas dasmës së 3 qershorit, gjithçka do të jetë pak më ndryshe. Të dy nuk do të mund të jenë më krah për krah, të paktën në bashki.

Zarone, me një postim në Facebook, ka paralajmëruar kështu një hap prapa nga disa nga detyrat e tij institucionale, në veçanti heqjen dorë nga “detyra e nënkryetarit dhe këshilltarit”.

“Unë e konsideroj këtë vendim – shpjegoi Zarone – jo vetëm një detyrë (për shkak të dispozitave të ligjit), por edhe të përshtatshme nga pikëpamja politike dhe personale pas martesës me Marianna Di Robbio. Në rolin tim si këshilltar i shumicës, do ruaj kompetencat dhe do të vazhdoj të punoj me përkushtim së bashku me miqtë e mi administratorë, në interes ekskluziv të territorit tonë të shkëlqyer, të vendit tonë të dashur”.

Historia e dashurisë së kryebashkiakut dhe nënkryetarit u bë virale në rrjetet sociale, ku për më tepër, çifti ishte bërë i njohur tashmë në qershor 2022, kur u njoftua lindja e fëmijës së tyre të parë. Pas një viti, dasma. Me efektet e saj të menjëhershme politike