Është dhe opsioni për të shitur shalqi”/ Tensionet në PD, shpërthen deputeti: Luftën po e bën secili për b*thën e tij, bëjnë si të djegur…

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka folur jashtë parlamentit për situatën në PD dhe garën e hapur për kryetarin e ri. Korreshi tha se mund të ketë edhe një mbledhje tjetër të Këshillit Kombëtar rrugës, ndërsa theksoi se kanë kërkuar që të verifikohet lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë pak ditë më parë.

Sipas tij, nuk iu është vendosur në dispozicion lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që ishin në mbledhjen e fundit. Duke iu përgjigjur Alibeajt, i cili tha se ka pasur anëtarë të PD zyrtare që janë afruar me partinë e Ilir Metës gjatë zgjedhjeve, Korreshi deklaroi se çdo njeri është i lirë të shikojë dhe ëndrra.

Sa i përket me zgjedhjen që duhet të bëjnë deputetët që nuk janë pjesë e asnjë grupi në PD, Korreshi tha me ironi se është dhe opsioni për të shitur shalqi, teksa theksoi se demokratët duhet të dinë se lufta nuk bëhet për ta, por për interesa personale


Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka folur jashtë parlamentit për situatën në PD dhe garën e hapur për kryetarin e ri. Korreshi tha se mund të ketë edhe një mbledhje tjetër të Këshillit Kombëtar rrugës, ndërsa theksoi se kanë kërkuar që të verifikohet lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë pak ditë më parë.

Sipas tij, nuk iu është vendosur në dispozicion lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që ishin në mbledhjen e fundit. Duke iu përgjigjur Alibeajt, i cili tha se ka pasur anëtarë të PD zyrtare që janë afruar me partinë e Ilir Metës gjatë zgjedhjeve, Korreshi deklaroi se çdo njeri është i lirë të shikojë dhe ëndrra.

Sa i përket me zgjedhjen që duhet të bëjnë deputetët që nuk janë pjesë e asnjë grupi në PD, Korreshi tha me ironi se është dhe opsioni për të shitur shalqi, teksa theksoi se demokratët duhet të dinë se lufta nuk bëhet për ta, por për interesa personale.

“I lumtë që ka plotësuar formularin Basha. Por mund të ketë një mbledhje të këshillit kombëtar rrugës. Ne jemi shpallur një herë kulak para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të bëhet një tjetër Këshilli Kombëtar. Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë, siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë. Ka qenë një rreckë e grisur keq. Atllas i ri, por i grisur shumë shpejt. Anëtarët e Këshillit kombëtar janë votuar nga demokratët mos të bëjnë farsë. Jo nuk na është vendosur në dispozicion se kush ishte në mbledhje. Kjo është elementare, është A-ja.
Unë dhe anëtarët e këshillit Kombëtar që njoh në Lushnjë, kanë votuar për PD-në zyrtare. Çdo njeri është i lirë të shikojë dhe ëndrra, nuk mund të përdhosë çdo njeri dhe të thotë ka shkuar tek Ilir Meta. Anëtarët e Këshillit Kombëtar janë zgjedhur nga anëtarët.

Unë në shtëpi kthehem përnatë. Është dhe opsioni për të shitur shalqi, por unë mendoj dhe gjykoj se të paktën demokratët duhet të dinë se lufta nuk bëhet për ta, por për terezinë e vet, bythën e vet që ta mbajnë në karrige. Që të mbash 1 vit e gjysmë karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në nuk e di kush e ka çuar te Meta dhe Berisha partinë”, tha Korreshi.