Sa rritet paga e zv/ ministrit, prefektit, ambasadorit dhe sekretarit (Lista e plotë)

Rritja e pagave që vendosi të bënte qeveria përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit i preku të gjitha nivelet në administratë, por ende jo të gjithë i kanë marrë shtesat për dy muajt, Prill dhe Maj.

Megjithatë në Fletoren Zyrtare janë publikuar shifrat me shtesat dhe rritjet për zv/ ministrat, sekretarët e këtyre dikastereve, prefektët, trupin diplomatik, ambasadorët e Shqipërisë, përfaqësuesit pranë NATO-s, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare, etj.

Prefekti do të paguhet mbi 2 milionë lekë, nënprefekti 1.7 milionë, sekretarët 800 dhe 900 mijë lekë, sipas dikastereve.

Me ndryshimet e fundit paga bazë e ambasadorit shkon në 3530 euro ose 4 300 dollarë. Ndërsa konsullit të përgjithshëm i shkon në 2 730 euro ose 3 290 dollarë. Gjithashtu rritje page ka edhe për ushtarakët e Forcave të Armatosura për kohën që shërbejnë në misionet diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

Një ushtarak me gradë Gjeneral Lejtnant që është në përfaqësinë e NATO-s do të paguhet duke filluar nga 3300 euro, ose 3990 dollarë. Nëse ka gradën Gj. Major, paga bazë është 3235 euro ose 3850 dollarë.

Për Gradën Gjeneral Brigade paga bazë është 3 025 euro ose 3 625 dollarë. Një zë të veçantë zënë edhe shtesat për koston e jetesës që varion nga 360 euro/dollarë në 180 euro/dollarë.