Kishte ndryshuar emrin dhe mbiemrin, e pëson keq shqiptari në Greqi

Ekstradohet nga Belgjika në Greqi një 38-vjeçar shqiptar. Shqiptari u arrestua me asistencën e Prokurorisë së Narkotikëve të Patrës, në aeroportin e Brukselit marsin e kaluar, teksa po përgatitej të udhëtonte drejt Shqipërisë me dokumente të falsifikuara.

Sipas një raportimi të gazetës “Peloponnisos”, Belgjika ka dhënë “dritën jeshile” për ekstradimin e 38-vjeçarit shqiptar. Kërkesa e autoriteteve greke është shqyrtuar nga gjykata kompetente në Bruksel të martën (20.06.2023) dhe të enjten, më 22 qershor është nxjerrë vendimi.

Ai bëri të gjitha përpjekjet e mundshme nëpërmjet avokatëve të tij, raportojnë mediat greke. 38-vjeçari jetonte në Rio dhe konsiderohet nga ELAS si një “kapital” në tregtinë dhe trafikun e drogës në Patra dhe Egialia. Gjatë operacionit policor të Prokurorisë së Narkotikëve të Patrës në fillim të dhjetorit 2022, u arrestuan katër anëtarë të organizatës kriminale, mes të cilëve ishte edhe 38-vjeçari, ndërsa ai kishte arritur të arratisej.

Pasi ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin pas arratisjes nga Greqia, ai ka qenë së fundmi në Belgjikë. Për ndryshimin e identitetit të tij kishte bërë me dije punonjësit e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve në Patras, duke i dhënë të dhënat e reja policisë belge.

Në operacionin e dhjetorit të kaluar u gjetën dhe sekuestruan mbi 12 kilogramë kanabis, 483 gramë kokainë, 43 gramë heroinë, me një vlerë totale prej 224 mijë eurosh, të groposura në zona pyjore, në Platani dhe në Kyrenia.

Pas shkatërrimit të organizatës, burime policore thanë se trafikantët “kishin kryesimin e promovimit të kokainës nga zona e Shën Sofisë në Rio dhe nga Lambiri, Rodini në Aigio”.

Një 22-vjeçar shqiptar dhe një 27-vjeçar nga Patra janë dërguar në burg për rastin, ndërsa një marinar 65-vjeçar në pension nga Aegialia dhe një 27-vjeçar, po ashtu nga Patra, të cilët kishin një rol rajonal, u liruan me kushte kufizuese.

Përsa i përket vetë 38-vjeçarit, të gjitha përpjekjet e tij edhe për arsye shëndetësore nuk u aprovuan, dhe ai do të ekstradohet në Greqi.