Grabiti shumën e konsiderueshme të parave në pikën e këmbimit valutor, policia del me njoftimin zyrtar

Një person ende i paidentifikuar ka grabitur në një pikë të këmbimit valutor mëngjesin e së shtunës në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re.

Ai ka hyrë në Exchange rreth orës 08:25 dhe sipas policisë mbante një send të dyshuar si armë zjarri.

Nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar,

i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.