Mercenarët e Wagner-it drejt Moskës, por ku ndodhet Presidenti rus Vladimir Putin

Russian President Vladimir Putin speaks during his annual press conference in Moscow on December 17, 2015. Russian President Vladimir Putin fired off an angry tirade against Turkey on December 17, ruling out any reconciliation with its leaders and accusing Ankara of shooting down a Russian warplane to impress the United States. AFP PHOTO / NATALIA KOLESNIKOVANATALIA KOLESNIKOVA/AFP/Getty Images

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, i tha agjencisë së lajmeve TASS se presidenti “po punon në Kremlin” në Moskë.

Por, ndërsa mercenarët e Wagner-it me sa duket përpiqen të shkojnë në kryeqytet, ‘thashethemet’ në mediat sociale sa vijën e shtohen.

Disa përdorues kanë vërejtur se avioni i Putinit – avioni special Il-96-300PU – u largua nga Moska në orën 14:16 (11:16 GMT) dhe u nis në veri-perëndim, sipas shërbimit të gjurmimit FlightRadar.

Më pas avioni me sa duket u zhduk nga sistemi pranë qytetit të Tverit, në veriperëndim të Moskës, raporton BBC, ndërsa shton se nuk dihet nëse Vladimir Putin ishte në atë aeroplan.

“Ne e dimë se Putini thuhet se shpenzon shumë kohë në rezidencën e tij të madhe në liqenin Valdai, që ndodhet në veri-perëndim të Moskës, dhe me sa duket nuk jeton përgjithmonë në kryeqytet.” Vijon më tej shkrimi i BBC.