Grabiti pikën e Exchange, publikohet momenti kur autori largohet nga vendngjarja me biçikletë (Foto)

Publikohet fotoja e grabitësit që mori një shumë të madhe parash në një qendër Exchange në Tiranë.

Në foton e siguruar duket autori me maskë Covid dhe një kapele teksa largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur një biçikletë.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, ai shihet duke hyrë brenda në objektin e grabitur pasi ka përfituar nga një moment ku punonjëset kanë lënë të hapur derën e ambientit ku ato qëndrojnë.

Pasi shtyn njërën prej tyre, ai nxjerr një pistoletë për t’i kërcënuar dhe nxiton për të marrë sa më shumë para, duke u larguar më pas me shpejtësi.

Gjatë kohës kur ai ndodhet brenda në objekt, në derë futet edhe një klientë e cila pasi merr sinjalizim nga punonjëset e pikës Exchange, del menjëherë.