Dështon grushti i shtetit? Ja kush ndërhyri mes grupit Wagner dhe Putin për arritjen e marrëveshjes

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka njoftuar se kreu i grupit Wagner ka rënë dakord për të de-përshkallëzuar situatën në Rusi.

Njoftimi, i transmetuar në kanalin zyrtar Telegram të presidencës bjelloruse, sqaronte se kreu i grupit mercenar Wagner kishte rënë dakord të ndalonte lëvizjen e mëtejshme të luftëtarëve të tij nëpër Rusi.

Mësohet se Lukashenko i ka ofruar një marrëveshje Prigozhinit për të garantuar sigurinë e trupave të Wagner.

Në deklaratë thuhej se Alexander Lukashenko foli me zotin Progozhin për një marrëveshje mes tij dhe presidentin rus.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Yevgeny Prigozhin i cili ka lëshuar një mesazh audio duke konfirmuar se luftëtarët e tij po kthehen në bazat e tyre për të “shmangur gjakderdhjen”.

“Ne u nisëm në 23 qershor në marshimin e drejtësisë. Në një ditë udhëtuam, duke mos arritur 200 km, për në Moskë. Gjatë kësaj kohe nuk kemi derdhur asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë. Tani ka ardhur momenti kur mund të derdhet gjak, prandaj, duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për faktin se gjaku rus do të derdhet në njërën nga anët, ne i kthejmë kolonat tona dhe kthehemi në drejtim të kundërt në kampet fushore”, tha ai.