Arrestimi i Gjicit/ Kush mund të jenë personat pas vajzës së videos? Gazetarja zbardh prapaskenat e forta

Gazetarja Glediona Daci, ka komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, ditën e djeshme me urdhër të SPAK.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se pikëpyetja e që qëndron pas kësaj ngjarje janë shkaqet që çuan në regjistrimin e kësaj video dhe në publikimin e saj.

Më tej ajo nënvizoi se Gjici, që prej momentit që ka dalë video ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma.K në zyrë, ka qëndruar në banesën e tij në Tiranë, ndërsa nënvizoi se nuk ka tentuar në asnjë moment që të largohej.

“Pikëpyetja më e madhe është se cilat janë shkaqet që çuan në regjistrimin e kësaj videoje e më pas në publikimin e saj. Kush janë personat që fshihen pas vajzës. Nëse kanë pasur një lidhje dashurie së bashku, atëherë cila ka qenë arsyeja që e ka publikuar videon, vajza. Video kaloi në disa duar të ndryshme e më pas rrodhi në rrjetet sociale. Gjici në momentin që doli video ka qëndruar në banesën e tij në Tiranë dhe ka dalë vetëm për kafe. Gjici nuk ka tentuar në asnjë moment që të largohet nga vendi”- tha ajo.