Ekzekutoi dy vëllezërit, autori në arrati

Mbrëmjen e sotme u regjistrua një ngjarje e rëndë ku mbetën të vrarë 2 vëllezër në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Mësohet se viktimat janë Blerim dhe Haxhi Islamaj. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë kanë një person të dyshuar i cili ende nuk është arrestuar pasi është arratisur.

“Bëhet fjalë për një vrasje të dyfishte në Gjakovë në fshatin Madanaj, për atë që ne kemi informacion viktimat janë dy vëllezër.

Po supozojmë që kemi një të dyshuar të indentifikum, mirëpo ende nuk është arrestuar. Jemi duke e hetuar rastin.

Ajo çfarë mundem me konfimu është se njëri nga viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital gjë të cilën e ka konfirmuar mjeku kujdestar.” – tha Graishta.

Motivi i vrasjes dyshohet të jetë për shkak të pronës.