Vrasja me armë zjarri e dy vëllezërve, arrestohet autori i dyshuar

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e djeshm e nga qyteti i Gjakovës, ku mbetën të vrarë dy vellezër.

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar.

Viktimat janë identifikuar, si Blerim Islamaj, i lindur në vitin 1981 dhe Haxhi Islamaj, i lindur në vitin 1985.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari i qëlloi me armë zjarri dy vëllezër, që njëri prej tyre vdiq në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në fshatin Madanaj.