Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Të hënën dhe të martën do te kemi përmirësim te motit dhe rritje e temperaturave por nuk pritet nxehtësi e madhe, megjithatë në viset mesdhetare pritet të jetë vapë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot më i qetë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale ku nuk do të mungojnë gjasat për ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu.

Të martën pak më nxehtë, me intervale më të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale.

Ende do të ketë gjasa për ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu kryesisht në disa zona kodrinore-malore.

Të mërkurën paradite me diell dhe mjaft nxehtë, ndërsa pasdite në Kosovë pritet të ketë zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë pasdite dhe në mbrëmje.

Ky front i ftohtë të enjtën do të përfshijë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore duke kushtëzuar po ashtu reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë