Të shtëna me armë zjarri, raportohet për 3 të vdekur dhe 5 të plagosur

Tre persona humbën jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë në zonën e Kansas City në Missouri.

Policia u njoftua rreth orës 04:30 për breshërinë e të shtënave dhe kur shkoi në vendngjarje gjeti pajetë dy burra dhe një grua.

Ngjarja është ende e paqartë, teksa policia nuk ka asnjë të dyshuar për momentin.

Autoritetet deklarojnë se janë duke mbledhur dëshmi dhe prova nga vendngjarja dhe ofrojnë 25 mijë dollarë për këdo që jep informacion në arrestimin e agresorëve.