U thith nga motori i avionit, humb jetën punonjësi i aeroportit

Një punonjës i aeroportit ka humbur jetën si u thith nga një motor avioni pasagjerësh në Teksas.

Punonjësi ishte duke shkuar tek porta e avionit në momentin kur u thith nga motori që ishte ndezur.

Punëdhënësit e punëtorit thonë se një hetim fillestar tregon se incidenti nuk kishte lidhje me procedurat e sigurisë,

por ende nuk është e qartë se si ndodhi. Një hetim po kryhet edhe nga një agjenci qeveritare.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se kishte qenë në kontakt me Delta Air Lines dhe ishte duke mbledhur informacione.

Avioni, mbërriti në San Antonio të premten mbrëma nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelosit.

“Nga hetimi ynë fillestar, ky incident nuk kishte lidhje me proceset operative të Unifi, procedurat e sigurisë dhe politikat”, tha kompania ajrore.