Safet Gjici në seancë në Gjykatën e Posaçme(Foto)

Opinion.al ka siguruar foton e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici gjatë seancës së sotme.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit shfaqet pas kafazit prej xhami,

në pritje të parashtrimit të akuzave nga prokuroria.

Ai akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Ish-kryebashkiaku u arrestua ditën e shtunë me kërkesë të SPAK.

Ai sot ka dalë para Gjykatës së Posaçme, ku do t’i caktohet masa e sigurisë.