“Rashë në kurthin e atyre që s’më duan”, zbardhet dëshmia e Safet Gjicit në gjykatë

Gazetarja Glidona Daci ka zbardhur dëshminë e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, në Gjykatën e Posaçme.

Ai është shprehur se dënimin për gabimin që ka bërë e ka marrë, por nuk ka shkelur ligjin. Dhe për këtë thotë se bashkia që ka drejtuar nuk ka parë asnjë projekt.

“Unë u ndëshkova për veprimin qe kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore jam dakord me qëndrimin e avokatit”, është shprehur ai.

Lajmi në përditësim…