E RËNDË! Humb jetën efektivi i policisë, detajet e para nga aksidenti

Një punonjës i policisë së Kosovës ka humbur jetën në fshatin Rogoqicë të komunës së Kamenicës.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të hënë, ku punonjës policor ndërroi jetë për shkak të një aksidenti rrugor.

Ndërsa, një tjetër pjesëtar i policisë që ka qenë së bashku me viktimën ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Qendrën Rajonale Emergjente në Gjilan.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovë në Gjilan, Ismet Hashni, tha për mediat në Kosovë se aksidenti ka ndodhur te vendi i njohur si “Te tyrbja”, ku u përfshi automjeti i Policisë së Kosovës dhe një automjet civil.

“Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rast. Të lënduarit janë transportuar në spitalin rajonal”, theksoi Hashni.