Kërcet arma në vend, ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Tropojë, raportohet për një person të plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, Bajram Curr.

Shkak është bërë një konflikt i çastit në një servis.

Raportohet se i plagosur ka marr një plumb në këmbë dhe ndodhet jashë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje.