Dy të plagosur me armë zjarri në Tropojë, reagon policia: Po kërkojmë autorin

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tropojë. Një 49 vjeçar ka plagosur me armë zjarri në këmbë një 28 vjeçar.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal në qytet.

Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të identifikuar. Është rrethuar zona ndërkohë që vijojnë kontrollet nëpër ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes./abcnews.al