A do të cilësohet shantazh filmimi i Gjicit? Ish-prokurori tregon rrugën që duhet të ndjekë hetimi penal për video skandalin

vokati Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, shprehet se hetimet e prokurorisë për rastin e video-skandalit “Gjici” duhet të jetë i plotë dhe i gjithanshëm, ku të hetohet roli edhe i ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit dhe i Alma K., zonjës që regjistroi pamjet në zyrën e tij, nëse ai është bërë për ta shantazhuar.

“Prokuroria mund të sekuestrojë video të emisioneve, por janë burime dhe prova të prejardhura. Ka mënyra të tjera proceduriale që mund të zbulojnë prova në bazë të ekspertimeve që mund të kryhen. Sekuestrimi i disa pajisjeve elektronike që do t’i nënshtrohen ekspertimeve elektronike të posaçme nga ekspertët e prokurorisë do të kthejë përgjigje për shumë pyetje.

Është një rast kur duhet thënë ai postulati: Hetim i gjithanshëm, i plotë dhe objektiv.

Në rastin konkret mund të kemi një gërshetim të atij rasti viktimë-autor dhe autor-viktimë. Në një pjesë të hetimit mund të kemi viktimë një kryetar bashkie dhe autore të veprës penale një shtetase që mund të ketë bashkëpunuar me personazhe të tjerë dhe këtu hyjmë në nenin 109/b të Kodit Penal.

Ne këtu mund të kemi korrupsion pasiv, kryerje të marrëdhënieve për shkak të detyrës. Hetimi do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me një tender, sepse personi i kapur në video ëashtë kryetari i entit prokurues.

Pyetja e publikut që del nga ky rast është: Ky, nëse nuk është kryetar bashkie a do të kryente marrëdhënie seksuale me këtë vajzë?

Hetimi fillon te mënyra se si është bërë një video, si shpërndahet, a kemi të bëjmë me një shantazhim, unë përmenda nenin 109, a është për gjobëvënie dhe pasurohet me një nen më vete që është ai i shantazhimit. Në Shqipëri a do të ketë më rregull për përgjimet dhe vëzhgimet e jetës private të qytetarëv, sepse Kodi i Procedurës Penale, legjislacioni etj., e ka të përcaktuar se kush duhet të mbajë kamera me vete, kush është subjekti që duhet të bëjë përgjime dhe kush duhet t’ia paraqesë provën.

Është rasti për të treguar që seicili të marrë atë që i takon në një hetim penal. Ai kryetari i bashkisë për çfarë veprimesh ka kryer të marrë përgjegjësinë e tij dhe personat e tjerë nëse ka dyshime për shantazhime, duke iu referuar edhe dëshmive të vajzës.

Organizata kriminale përgjon pa ligj, shteti përgjon me ligj”- u shpreh avokati Beci.