Momenti i frikshëm kur peshkaqeni tërheq në ujë peshkatarin (VIDEO)

Një peshkatar në Florida pati një eksperiencë të frikshme teksa u tërhoq në ujë nga një peshkaqen teksa po lante duart.

Në një video të postuar nga pronari i varkës në të cilën ishte peshkatari, shihet momenti kur ai po lante duart dhe një peshkaqen doli papritman në sipërfaqe duke i kapur dorën dhe duke e tërhequr në ujë.

Fatmirësisht, peshkatarët e tjerë në varkë ishin në gjendje ta shpëtonin kolegun e tyre duke e tërhequr sërish në varkë.

Nuk është e qartë se çfarë lloji peshkaqeni ishte, megjithatë në mbishkrimin e videos së postuar në Instagram nga peshkatari thuhet se ishte një peshkaqen dem.

Peshkaqenët dem zakonisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve, por zhurma e duarve në ujë nga peshkatari mund të ketë shkaktuar konfuzion të kafsha. Nga ky lloj peshkaqeni nuk është regjistruar asnjërherë nje sulm fatal ndaj njerzëve.