Ngrihet alarmi/ “Përvëlohet” shteti evropian, nuk do ta besoni sa ka arritur temperatura

Spanja jugore është duke u përballur me një valë të nxehti, e cila sipas ekspertëve është pasojë e ngrohjes globale, të cilën shkencëtarët ia atribuojnë faktorit njerëzor.

Termometri arriti 44 gradë në Sevilla dhe Cordoba, teksa ditët përvëluese do të vijojnë edhe në Andalusia, Madrid, Extremadura dhe Castilla-La Mancha.

Në fillim të këtij viti, vendi u përball me një thatësirë të madhe, e cila konsiderohet si ndër më të rëndat nga viti 1961, atëherë kur edhe të dhënat nisën të regjistroheshin.

Autoritetet ndërmorën shumë masa për përballimin e situatës, mes të cilave dhe racionimi i ujit apo gjoba për këdo që e shpërdoronte atë.

Ndërkohë, autoritetet iu bëjnë thirrje banorëve që të shmangin daljen në pikun e të nxehtit dhe të hidratohen në këto ditë të nxehta.