E mbajti peng për disa ditë në hotel/ Ky është 19-vjeçari që fshehu të miturën e raportuar të zhdukur (EMRI)

Është arrestuar ditën e sotme një 19-vjeçar.

I identifikuar si Orgest Mollaimeri ai dyshohet se kryente marrëdhënie seksuale me të mitura.

I riu mbajti peng për disa ditë në hotel një vajzë 14-vjeçare nga Patosi, e cila ishte shpallur në kërkim nga familjarët e saj.

Vajza e mitur prej 3 ditësh kishte humbur kontaktet me familjen, e cila të merakosur për fatin e vajzës denoncuan humbjen e saj në polici.