“Palaço, bën gam gam dhe leh si qen”, ndizet debat i ashpër në studio, zëdhënësi i Belerit habit me veprimin e papritur mes emisionit (Video)

Një debat i ashpër është zhvilluar mes analistit Ilir Demalia dhe këshilltarit të Fredi Belerit, Skerdian Dhuli gjatë një interviste.

Debati nisi për çështjen në të cilën ndodhet Himara, ku Fredi Beleri nuk u betua dot si kryebashkiak, ndërsa është ende në burg.

Në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, dy të ftuarit kaluan në debate personale, ndërsa më pas Dhuli braktisi emisionin.

Dhuli: Fundërrima si puna jote, gjykoj se duhet të jenë në spital psikiatrik

Demaila: Je fshatar anonim, je rrit me bajga, je fshatar

Dhuli: Ti nuk krahasohesh dot me mua, se po ta duash Shqipërinë vjen dhe jeton këtu. Palaço, bën gama gam dhe leh si qen, këtu mbyllet diskutim im me ty.