Policia vrau një 17-vjeçar në periferi të Parisit, plasin protestat

Protesta masive janë mbajtur në periferi të Parisit, Nanterre. Pasi policia vrau një 17-vjeçar, franczët e irrituar nga ngjarja kanë mbajtur tubime të dhunshme.

I riu dyshohet se nuk zbatoi urdhrin e policisë për të ndaluar makinën e tij, ndaj dhe u vra.

Djali po ngiste një makinë me qira në periferinë perëndimore të Parisit herët të martën kur policia e tërhoqi atë për shkelje të disa rregullave rrugore

Banorët zhvilluan një protestë jashtë selisë së policisë, aty ku tensionet midis policisë dhe demonstruesve u rritën pasi ndezën zjarre, dogjën makina,

shkatërruan stacionet e autobusëve dhe hodhën fishekzjarre drejt policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe granata shpërndarëse.