Ky është 39-vjeçari që grabiti exchange-in në Tiranë

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e exchange-it në Tiranë. Pas identifikimit të autorit, tani ka dalë edhe foto e tij. Personi në foton më sipër është Artan (Marius) Tafani.

Identifikimi i tij u bë përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë.

Janë gjurmuar lëvizjet e tij hap pas hapi, para dhe pas ngjarjes.

Ka lëvizur me biçikletë dhe me taksi, ndërsa ka qenë vetë 39-vjeçari që ka dërguar rrobat dhe materialet e tjera në garazhin e 35-vjeçarit Enio Mecaj, të cilat i ka pasur veshur ditën e grabitjes.