Tensionet në Veri dhe përplasjet me Serbinë, Albin Kurti shkon në Mitrovicë

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla ka vizituar policinë në veri të Mitrovicës.

Mediat kosovare bëjnë me dije se Kurti është takuar me zyrtarët e policisë, në Veri, pas tensioneve me Serbinë.

Ende nuk dihet ende se cilat vende në veri ka vizituar Kurti dhe se cila ka qenë arsyeja, por në foton e mëposhtme kreu i shtetit të Kosovës shihet i i rrethuar nga efektivët e policisë, citon Express.