Lokali i Noizy përfshihet nga flakët për herë të dytë brenda një muaji, ja çfarë dyshohet

Është përfshirë sërish nga flakët lokali i reperit Noizy në Currila.

Kjo është hera e dytë që lokali

i reperit është përfshirë nga flakët brenda një muaji.

Zjarri ka rënë gjatë natës, ndërsa dyshohet se në të dy rastet djegia ka qenë e qëllimshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, forca të shumta policie, si dhe autoambulanca.