Aksident i rëndë Lezhë, 2 persona bllokohen brenda mjetit, ndërhyn zjarrfikësja

Një aksident ka ndodhur pak minuta pas mesnate në rrugën që lidh Talen me superstradën Lezhë-Milot, ne vendin e quajtur Ura e Prekanit.

Mësohet se janë përplasur dy automjete e per pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Ata ngelen te bllokuar për disa minuta në makinë dhe për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikesve.

Dy të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore

në spitalin e Lezhës, ndrsa policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.