Aksident i rëndë në Korçë, makina “fluturon” në ajër këmbësorin

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur paraditen e së enjtes në Korçë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e hyrjes në qytetin e Maliqit.

Sipas policisë është një banor i qytetit të Maliqit, i cili ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër,

kur është goditur nga një mjet tip Golf.

Goditja ka qenë e fortë aq sa i plagosuri ka fluturuar më shumë se 15 metra, duke u përplasur me asfaltin.

Sipas dëshmitarëve, shërbimi i urgjencës ka ardhur me shumë vonesë duke e rënduar gjendjen shëndetësore të të plagosurit,

i cili ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Policia po heton në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti, që është i dyti që ndodh brenda 60 minutash në këtë zonë.