Aksident i rëndë, raportohet për 6 të plagosur, mes tyre 3 të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e 6 personave është shënuar të enjten në Librazhd.

Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Gurakuq, ku shtetasi I. S., 64 vjeç,

duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.