Del audio-përgjim i ri/ Alma: Ç’më duhet mua me Salën, video mos jepet në media sa të iki unë jashtë (Video)

Videoskandali që “fundosi” karrierën politike të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe e futi në burg, vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe mediave.

Ditën e sotme është zbuluar një tjetër variant të historisë, në të cilën dëgjohet audiopërgjimi i Alma K. me një person tjetër i cili dyshohet që të jetë edhe organizatori, të cilit i ka kërkuar që mos e bëjë publike videon para se ajo të largohej nga Shqipëria.

Videoja e mëposhtme është transkriptuar dhe publikuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.