Shpërthen si asnjëherë më parë Arian Çani: BE është një degradim total, është një xhol i amerikanëve që nuk ka asgjë në dorë

Gazetari Arian Çani ka hedhur akuza duke thënë se Bashkimi Evropian është i degraduar, ndërsa shtoi se është xhep i amerikanëve.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se BE nuk ka asgjë në dorë përsa i përket situatës në Kosovë dhe Serbi, që kohët e fundit është tensionuar.

“BE është një xhep i Amerikës. BE është një degradim total, sidomos tani pas luftës në Ukrainë. Është një xhol i amerikanëve dhe në këtë rast bëjnë kot llo-llo-llo se nuk kanë asgjë në dorë. Rama u fut në mesin e ndërkombëtarëve shumë bukur, sa këta të fundit tashmë po e duartrokasin atë. Rama po luan një mënyrë brilante”, tha ai.