‘Telenovelë’ në Vlorë, djali mëson lidhjen e afërt familjare me vajzën që po njihte

Albi, korrespondenti nga Vlora i “Aldo Morning Show” në Tv Klan raporton një ngjarje të habitshme. Dy të rinj që kishin nisur të njiheshin, mësojnë se në të vërtetë janë kushërinj të parë. Por në fund kanë vendosur të vazhdojnë raportin e tyre sepse mamaja e djalit është e birësuar.

Albi: Një djalë 30-vjeçar ka njohur një vajzë, normale janë ato takimet e para, kafetë e para por djali ka ndierë diçka, nuk është se e ka parë më shumë në aspektin që unë me këtë do kem një lidhje, por ku di unë, e ka parë në një aspekt si shoqe të ngushtë le ta themi dhe pasi kanë pasur kohë që pinin kafe,

kanë pasur edhe një moment ku kanë pyetur rreth familjarëve, emrat e ku ta di unë. Por një emër, emrin e të ëmës që i ka thënë vajza djali e kishte dëgjuar nëpër shtëpi nga mamaja e tij. Në momentin që ka shkuar në shtëpi, ka pyetur mamanë se kush është me këtë emër dhe ka dalë që ajo ka qenë motra e saj. Domethënë vajza i binte të ishte çupa e tezes së djalit. Gjithë kjo ka ndodhur për faktin se mamaja e tij është birësuar nga një i afërm i saj…

Aldo: Telenovelës i marrshin të keqen! Iku Meksika me Brazilin me telenovela, ja!

Albi: Dhe më në fund kanë vazhduar atë shoqërinë e tyre, janë bërë më të afërt me njëri-tjetrin.

Aldo: O vëlla pse nuk e shkruan skenar ti këtë se kryevepër kjo?

Albi: Po, do mundohem, ja nga ky moment do filloj të vazhdoj skenat e tjera./tvklan.al