Vihet në rrezik? Ky shtet del me thirrjen urgjente ndaj NATO-s: Të vendosë armë bërthamore në territorin tonë

Polonia në kuadër të situatës mes Ukrainës dhe Rusisë, ka kërkuar nga NATO që të vendosë armë bërthamore amerikane në territorin e saj, shkruajnë mediat e huaja.

Kryeministri i Republikës Mateusz Morawiecki tha se blloku i NATO-s duhet të vendosë armët bërthamore amerikane në territorin polak sa më shpejt të jetë e mundur.

“Për shkak të faktit se Rusia synon të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi, ne kërkojmë gjithnjë e më shumë nga NATO që të marrë pjesë në programin e Ndarjes Bërthamore.

Para së gjithash, ky duhet të jetë vendimi i partnerëve tanë amerikanë, partnerëve të NATO-s. Ne njoftojmë se duam veprime të shpejta,”-tha Mateusz Morawiecki.

Marrëveshjet e Ndarjes Bërthamore lejojnë Uashingtonin të transferojë armët e tij bërthamore në forcat ajrore të vendeve anëtare të NATO-s në rast nevoje ushtarake.