Temperatura të larta në këtë shtet, ja sa ka arritur numri i viktimave nga vala ekstreme e të nxehtit

Të paktën 13 persona kanë vdekur nga vala ekstreme e të nxehtit që ka torturuar jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dy javët e fundit, thanë zyrtarët amerikanë të premten.

Numri më i madh i vdekjeve, gjegjësisht 11 persona, u regjistrua në Teksas, pranë kufirit me Meksikën.

“Që nga e mërkura, ka pasur 11 vdekje gjithsej”, thanë zyrtarët lokalë në një deklaratë për AFP-në.

Një 14-vjeçar vdiq javën e kaluar kur po ecte në një park në Teksas, ku temperaturat arritën 48 gradë celsius.

Në mënyrë tragjike, njerku i viktimës ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik, teksa po nxitonte për ta shpëtuar djalin.Të paktën 13 persona kanë vdekur nga vala ekstreme e të nxehtit që ka torturuar jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dy javët e fundit, thanë zyrtarët amerikanë të premten.

Numri më i madh i vdekjeve, gjegjësisht 11 persona, u regjistrua në Teksas, pranë kufirit me Meksikën.

“Që nga e mërkura, ka pasur 11 vdekje gjithsej”, thanë zyrtarët lokalë në një deklaratë për AFP-në.

Një 14-vjeçar vdiq javën e kaluar kur po ecte në një park në Teksas, ku temperaturat arritën 48 gradë celsius.

Në mënyrë tragjike, njerku i viktimës ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik, teksa po nxitonte për ta shpëtuar djalin.