“E premtja e zezë në këtë shtet!”/ Të paktën 78 të vdekur në aksidentin rrugor

Të paktën 48 persona humbën jetën në një aksident rrugor në Kenian perëndimore mbrëmjen e kaluar në një kryqëzim të ngarkuar, njoftoi policia lokale.

“Aktualisht mund të konfirmojmë se 78 persona janë të vdekur dhe vlerësojmë se një ose dy të tjerë janë ende të bllokuar brenda kamionit,”

tha një komandant policie, Geoffrey Magek, pas përplasjes në autostradën midis qyteteve Keriço dhe Nakuru.

Komandanti foli për të paktën 30 të plagosur që janë dërguar në spitalet aty pranë.

Një kamion në rrugën për në Keriço ka humbur kontrollin dhe është përplasur me minibusët lokalë të mbledhur në një stacion autobusi dhe si pasojë, dhjetëra humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën.