“Do të fus një plumb kokës”/ Dëshmia e pasagjerit: Efektivët e kërcënuan përpara se të qëllonin 17 vjeçarin

Një i ri që ishte në makinë me 17-vjeçarin që u qëllua dhe u vra nga një oficer policie në Francë, duke shkaktuar trazira në të gjithë vendin, ka ndarë historinë e tij për të “zbuluar të vërtetën”.

Vrasja e Nahel Merzouk me origjinë algjeriane dhe tuniziane ndezi tensione të gjata midis policisë dhe të rinjve në projektet e strehimit të Francës, të cilët luftojnë me varfërinë dhe papunësinë.

Ai u qëllua gjatë orës së pikut të së martës në mëngjes teksa ngiste një makinë në Nanterre, një qytet i vogël në periferi të Parisit.

Një pasagjer në makinë ka publikuar një video në rrjetet sociale duke thënë se dëshiron të “thotë të vërtetën… sepse ka shumë gënjeshtra në rrjetet sociale”.

Duke u shprehur se dëshiron të tregojë historinë nga A në Z, i riu shpjegon se ata morën hua “Mercedesin” dhe vendosën të shkonin për një makinë nëpër Nanterre, duke shtuar: “Ne nuk ishim nën ndikimin e alkoolit apo drogës”.

Ata po lëviznin në korsinë e autobusit kur vunë re motorë policie që i ndiqnin me drita vezulluese dhe ndaluan makinën.